Mediat italiane/ Gjermania ka çuar në Shqipëri 1718 emigrantë nga Afrika

Shqipëria

Mediat italiane/ Gjermania ka çuar në Shqipëri 1718 emigrantë nga Afrika

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:52
Ilustrim

Shqipëria është ndër vendet e para që kanë strehuar numrin më të lartë të azilkërkuesve shumica e të cilëve afrikano-veriore, të dëbuar  përgjatë këtij viti nga Gjermania.

Agjensitë e mediave italiane kanë shpërndarë sot lajmin mbi numrin e lartë të emigrantëve që Gjermania ka dëbuar gjatë muajve të fundit nga territori i saj.

Duke iu referuar interpelancës parlamentare të grupit "Linke" në Bundestagun gjerman, mediat italiane informojnë se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, Gjermania ka dëbuar nga territori i saj rreth 17 mijë emigrantë.

Emigrantët ,shumica e të cilëve nga vendet e Afrikës Veriore që përmes Mesdheut tentojnë të mbërrijnë në Europë janë dëbuar nga Gjermania e janë shpërndarë në vendet; Itali, Shqipëri, Francë, Poloni e Spanjë. Shqipëria është vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve të dëbuar nga Gjermania. e të strehuar në territorin e saj.

Gjatë 9 muajve të parë të 2019 në Shqipëri kanë mbërritur 1718 azilëkërkues (kryesisht afrikano-veriore)  të dëbuar nga Gjermania. Ndërsa Italia ka strehuar 1894 emigrantë e është vendi që ka mikpritur numrin më të lartë të azilkërkuesve të dëbuar nga ky vend.

Nga janari deri në fund të shtatorit të vitit 2019 Gjermania ka shpenzuar mbi 6 milionë euro për të transferuar azilkërkuesit e dëbuar nga territori i saj. 56% e tyre janë transferuar me fluturime të linjës, 32 % me fluturime të posaçme e pjesa tjetër me udhëtime detare e tokësore.

Dëbimi i azilkëruesve nga Gjermania në vendet e tjera të Europës bëhet duke respektuar normativën e Traktatit të Dublinit. Ndërsa transferimi i tyre drejt Shqipërisë arrihet falë marrëveshjeve mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat