Festohet 148 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

Shqipëria

Festohet 148 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:52
At Gjergj Fishta

Në 148 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës studiuesi dhe përgjegjësi i bibliotekës së Lezhës u kujtoi përfaqësuesëve të qeverisë dhe pushtetit vendor që ishin bërë bashkë për të kremtuar përvjetorin e poetit se "kokën nuk duhet ta mbanin lartë".

Frano Kolli tha se ata ende nuk ia kanë larë borxhin personalitetit me veprimtarinë nga feja në diplomaci.

Kolli: Fishta e ka shtëpinë e tij të lindjes në qerthullin e fjalë shkëmbimit bosh dhe tjetri shtëpi atë të viteve të fëmijërisë pak pa u rrëzuar përdhe.

Në përgjigje ishte kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ai që zbuloi se qeveria shqiptare më në fund të angazhohet për të ndërtuar shtëpinë e poetit.

Pjerin Ndreu: Kryeministri shqiptar, ministria e Kulturës janë të gatshëm të financojnë ndërtimin e shtëpisë së Fishtës.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkoi me tej kur fol ipër ndërtimin e një intinerari të plotë ku At Gjergj Fishta la gjurmë.

Elva Margariti: Atje më tepër se një shtëpi muze është nevoja të kemi një memorial. Aty kemi nevojë të kemi vërtet një vend ku të lidhemi jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Të kujtojmë Gjergj Fishtën dhe jo vetëm faktin se aty ka një shtëpi.

Në kuadër të ceremonive kushtuar At Gjergj Fishtës në Lezhë hapi dyert për herë të parë, pas 30 vitesh edhe Muzeu Etnografik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat