Bushati: Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Shqipëria

Bushati: Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 20:46
Ditmir Bushati

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati thotë se bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas Bushatit  njohja e realitetit në terren, do të ndihmonte zbatimin e reformave për të siguruar rrugën drejt BE por se një bashkëpunim nuk mund të zëvendësonte anëtarësimin në Union.

“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Të njohësh realitetin në terren do të ishte një sukses i madh për t’i dhënë fund mungesës së besimit në rajon duke ndihmuar në zbatimin e reformave në mënyrë efikase e për pasojë duke siguruar rrugën drejt BE”, shkruan Bushati në twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat