Hahn: BE duhet të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Hahn: BE duhet të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:03
Johannes Hahn

Në diskutimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në PE, eurokomisioneri Johannes Hahn i ka kërkuar shteteve anëtarë që të qartësojnë qëndrimet e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe politikën e zgjerimit. Të enjten PE do të miratojë edhe rezolutën e Komisionit Europian që kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn i rikujton vendeve skeptike se vendimi negativ i 18 tetorit nuk ishte një moment triumfi për unionin, por një zhgënjim i madh për Brukselin.

Në sesionin e posaçëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Hahn kërkon mbështetjen e shteteve anëtare për hapjen e negociatave.

Hahn: Vendet anëtare duhet të jenë të qartë në qëndrimin e tyre kundrejt Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian. Shqipëria dhe Maqedonia kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe përgjegjësia jonë është t’i qëndrojmë pranë qytetarëve të këtyre dy shteteve që janë thellësisht të zhgënjyer.

Hahn ka sqaruar vendet anëtare që perspektiva evropian për Ballkanin Perëndimor mbetet e pandryshuar, pasi integrimi i këtij rajoni është në favor edhe të interesave të vetë unionit. Por eurokomisioneri nuk la pa nënvizuar se këto dy vende kanë ende shumë punë për të bërë.

Hahn: Nuk duhet të harrojmë, dhe për një gjë biem të gjithë dakord që Ballkani Perëndimor ka nevojë për shumë vendime kurajoze si Marrëveshja e Prespës.

Një qëndrim kritik ndaj Francës, Holandës dhe Danimarkës ka mbajtur përfaqësuesi i Partive Popullore Europiane duke shprehur zhgënjim për mos-hapjen e negociatave.

Ai kërkoi që të mos pritet se deri në Samitin e Zagrebit për të marrë një vendim në favor ndaj këtyre dy vendeve. Parlamenti Europian pritet të miratojë të enjten rezolutën e KE e cila kërkon hapjen e negociatave  mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat