Dënohet drejtori i burgut Vlorë, 6 ditë më parë mori detyrën

Shqipëria

Dënohet drejtori i burgut Vlorë, 6 ditë më parë mori detyrën

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:08
Egon Velaj

Gjashtë ditë pasi mori detyrën si drejtor burgu në Vlorë Egon Velaj u dënua nga gjykata me 6 muaj burg.

Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kanë denuar Velaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur Velaj ka ushtruar detyrën e drejtorit të ALUIZNIT. 

Velaj ka përfituar nga ligji 59 i kodit penal burg me kusht. Dënimi i tij me 6 muaj burg do te konvertohet në shërbim prove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat