Pas sharjeve, “Ju shk*rdhej tanë ropt e shpisë”, pushohet burri i zv/ministres së Brendshme

Shqipëria

Pas sharjeve, “Ju shk*rdhej tanë ropt e shpisë”, pushohet burri i zv/ministres së Brendshme

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 07:09
Aurel dhe Rovena Voda

Drejtori i Shëndetit Parësor pranë FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) Aurel Voda, njëkohësisht bashkëshorti i zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda është shkarkuar nga detyra, pas sulmeve ndaj mediave dhe sharjeve e fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale.

Vendimin e ka bërë të ditur të mërkurën ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“I patolerueshëm reagimi i dr. Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Image

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.

Aurel Voda së fundmi në publikimet në rrjetet sociale, sulmoi me sharje e fyerje jo vetëm mediat poer edhe qytetarët në përgjithësi.

Aurel Voda, bashkëshoriti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda vazhdon të jetë në qendër të mediave për fjalorin e ordiner dhe gjuhën kërcënuese që përdor.

Pasditen e së mërkurës, Aurel Voda, me profesion doktor ka publikuar në profilin e tij një tjetër status skandaloz, me një fjalor jashtë çdo norme etike dhe kërcënues ndaj mediave.

“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shkerdhej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve,dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni”, shkruan doktori Aurel Voda, bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda.

Më pas, bashkëshorti-drejtor i zv.ministres ka publikuar dhe një mesazh për ato që quan “uthullira” brenda Partisë Socialiste.

“Edhe diçka, uthullirat brenda PS te kenë kujdes, se do ia ul aciditetin deri në detaj”, shkruan Aurel Voda, drejtor për Marrëdhëniet me Publikun në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat