“A keni frikë nga kjo lista e SHBA?”/ Ish prokurorja e shkarkuar nga vetingu përplaset me avokatin Ngjela: S’mund të trajtoni mua kështu!

Shqipëria

“A keni frikë nga kjo lista e SHBA?”/ Ish prokurorja e shkarkuar nga vetingu përplaset me avokatin Ngjela: S’mund të trajtoni mua kështu!

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 09:06
Antoneta Sevdari

E shkarkuar me 28 shkurt, ish-Prokurorja dhe ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdari hodhi akuza të forta mbi procesin e vetingut në drejtësi.

“Unë kam dalë gabimisht nga sistemi. Procesi është më shumë të meta. Cilësia e reformës shikohet nga personat të cilën e bëjnë aty. Procesin e drejtojnë persona që kanë bërë shkelje ligji më herët”- tha Sevdari.

Në këtë moment ndërhyri avokati Spartak Ngjela duke thënë se vetingun e monitorin ONM-ja dhe nuk mund të hedhim akuza nga ndërkombëtarët.

Sevdari iu kundëpërgjigj Ngjelës duke i thënë se ONM-ja më ka mbështetur.

“A keni frikë nga kjo lista e ShBA-së pasi i drejtohet edhe sistemit të drejtësisë?- e pyeti Eni Vasili, ish- prokuroren.

“Unë kam qenë një nga prokuroret më të ndershme në Shqipëri. Nuk kam frikë aspak”- tha ish-prokurorja Antoneta Sevdari.

“Ik fito gjyqin”/ Sevdari-Ngjelës: Nuk mund të trajtoni mua kështu!

Ish-prokurorja replikoi në studio me avokat Spartak Ngjelën. Gjithçka nisi kur ish-prokurorja Sevdari tha se ndien keqardhje se si po e trajton rastin tim sepse ai ka qenë edhe zv-ministër i Drejtësisë.

Ndërhyri menjëherë Ngjela duke thënë: Po ti nuk je në burg, pse bën kështu. Unë them se ju jeni larguar me drejtësi.

Na e thuaj pse jeni larguar?Cili të kapi: Pasuri, Prona apo morali?- e pyeti Ngjela ish prokuroren.

Jam hequr nga sistemi vetëm sepse bashkëshorti im para martesës ka pasur probleme me tatimet- u përgjigj ish-prokuroja Sevdari.

Unë nuk merrem me të akuzuar. E nisë keq zonjë. Të na e tregoje që në fillim pse je larguar”- tha Ngjela.

Ik fito gjyqin zonjë- tha sërish Ngjela.

Do t’i fitoj gjyqet- iu kundërpërgj ish-prokurorja Sevdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat