Sherri Rama-Mustafa Nano/ “Shkon me poture në Bruksel”, kryeministri: Edhe ti shikon pantallonat, që i more ngjyrat nga unë? Analisti: Kam alamet faji edhe unë…

Shqipëria

Sherri Rama-Mustafa Nano/ “Shkon me poture në Bruksel”, kryeministri: Edhe ti shikon pantallonat, që i more ngjyrat nga unë? Analisti: Kam alamet faji edhe unë…

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 12:37
Edi Rama dhe Mustafa Nano

Kryeministri Edi Rama u përfshi në debat të fortë me gazetarin Mustafa Nano, pas deklaratës së tij për vendimin për të mos hapur negociatat.

Të ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Mustafa Nano tha se Shqipëria është një vend i mjerë, i cili është përkeqësuar 6 vitet e fundit.

Debati i plotë:

Mustafa Nano: Unë mendoj që edhe sikur ta kishim marrë Po-në e BE-së, Shqipëria do mbetej kjo si është. Me fjale te tjera, vendi më i mjerë i Evropës.

Edi Rama: Po pse keshtu?

Mustafa Nano: E tregoi mbledhja e fundit e Këshillit të Evropës. Maqedonia u veçua.

Edi Rama: Maqedonia ka 14 vjet mo, e di sa vjet ka qe rri tek dera. Ne e kemi vitin e dytë. simendon ti? Dhe Maqedonia ndërroi emër, ndërroi identitet. E kupton, eshte njesoj si ta kishim bere Shqiperine, Albania, jo ashtu po…

Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi?

Kryeministri Rama: Shprehu, po s’mund të thuash ti është vendi më i mirë (për Maqedoninë) këmbë mbi këmbë. Pse qenka vendi më i mjerë?

Mustafa Nano: Po ç’është kjo arrogancë në vendin më të qelbur të Europës? Edhe për fajt të Kryeministrit edhe vjen këtu e na kanosesh ne? Po ç’është kjo? Pse s’të pëlqen kjo e imja ty (këmbë mbi këmbë)? Të na pëlqejnë poturet e tua.

Kryeministri Rama: Këmbë mbi këmbë, vendi më i mjerë. Lere tani. Pse qenka vendi më i mjerë? Per ca aryse?

Mustafa Nano: Sepse është tradicionalisht më i mjere. Nuk lidhet vetëm me ju, por këto 6 vite është bërë më i mjerë.

Kryeministri Rama: Nuk është e vërtetë! Pse? Më jep një fakt.

Mustafa Nano: Nuk ka azilantë malazezë. Nuk ka azilantë maqedonas, ka azilante shqiptare.

Kryeministri Rama: Je komplet gabim. Totalisht gabim. Harron të gjithë strukturën sociale të këtyre vendeve dhe harron që ato vende…shko në Mal të Zi, shko në Serbi, shko dëgjoji për faktin që thonë nuk ka njerëz për punë, nuk kanë. Ato vende kanë një strukturë sociale tjetër. Nuk jane Shqiperia qe doli nga bunkeri i komunizmit.

Mustafa Nano: Zoti Kryeminister, tani unë kur shikoj nga shtëpia, nuk i kam qejf gazetarët që ngrenë zërin me Kryeministrin se kam qejf që Kryeministrin e vendit tim ta respektoj.

Kryeministri Rama: Dakord, por mos përdor terma ekstremë se pastaj…

Mustafa Nano: Jo nuk përdora ekstrem unë, por ju do më lejoni të flas.

(Kryeministri Rama imiton qëndrimin e analistit Mustafa Nano).

Kryeministri Rama: Ç’është kjo?

Mustafa Nano: Ky njeri qe shkon me poture në Bruksel dhe çuditet nga këmbë mbi këmbë qe rri une. Pse u çudite nga pozicioni im?

Kryeministri Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë? Edhe ti shikon nga pantallonat? I lashë unë ngjyrat, i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.

Mustafa Nano: Po tani…

Blendi Fevziu: Po lere se çfarë lidhje ka kjo.

Mustafa Nano: Po mos na e ço biseden ketu tani…

Kryeministri Rama: He, edhe ti shikon? Une s’te kam thene ndonjehere s’te shkojne ngjyrat.

Mustafa Nano: (qesh) Degjo…

Edi Rama: Si mund të biesh ti në këtë nivel? Si mund te biesh ne kete nivel dhe të thuash shkon me poture në Bruksel? Ç’është kjo fjali, shkon me poture në Bruksel?

Mustafa Nano: Po sepse, vetem Duterte dhe Chavez kanë përdorur veshje…

Kryeministri Rama: Po, kush, ata kanë shkuar me rroba ushtarake.

Mustafa Nano: Si, jo mo me veshje të veçanta.

Kryeministri Rama: Edhe ti merresh me këto mo? Ça?

Mustafa Nano: Degjo, do me lejosh tani te them nja dy gjera?

Edi Rama: Po çfare, c’do me thene kjo? Edhe ti merresh me keto mo? Ça, je bërë si ata pensionistët e kohës së Enverit që shikonin pantallonat?

Mustafa Nano: Degjo, e di pse merrem me kete? Veshja z.Kryeministër që jeni veshur ju sot, që jam veshur dhe unë, është një veshje e stërtestuar nga koha. Në shekullin e fundit kanë ndodhur evolucione e revolucione sa të duash. Një nga të paktat gjëra që nuk ka ndryshuar është veshja e politikanëve. Duhet ta ketë një arsye kjo. Pse dhe Trump vishet siç është veshur Willson para 100 vjetësh? Arsyeja është që nëpërmjet veshjes, njeriu, sidomos politikani që ka të bëjë edhe me masa të mëdha njerëzish të cilat duhet t’i bindi, duhet t’u përcjellë atyre masave qëndrueshmëri, vetëpërmbajtje, sensin e masës, seriozitet. E ka një logjikë. NUk eshte se shkoni ju se po demonstroni, une jam mendjehapur. Shkoni nga kompleksi i inferioriteti.

Edi Rama: Mua më merr të keqen për kompleks inferioriteti.

Mustafa Nano: Kompleks inferioriteti si shqiptar.

Nuk kam, zero, madje te gjithe ata qe i sheh ti atje, i shoh ne sy dhe i shoh vetem si te barabarte, asnje milimeter me poshte, zero. dhe te jesh i sigurte ti se asnje atje, dhe kolegeve tuaj jashte nuk merret me veshjen, perkundrazi

Mustafa Nano: Po jane delikate ata, dhe nuk eshte esenciale kjo

Edi Rama: Jo, do kaloje koha e do shikosh, sic jam bere mode gjithmone, do behem mode edhe me kete.

Mustafa Nano: Me pelqen veshja, po jo kur je politikan

Edi Rama: A te pelqen

Mustafa Nano: Ky fitoi zgjedhjet ne menyre spektakolare, dhe fitoi 1 milione vota. Ia dhane se e menduar si shprese, dy vjet me pas pasi u binden se shpresa ishte naive ka filluar procesi i ikjes se shqiptareve, pasi iu dogj…

Edi Rama: E pabesueshme

Mustafa Nano: Me lini te flas, atyre iu dogj edhe shpresa e fundit qe kishin, nuk ka te beje vetem me ju kjo se jane te zhgenjyer edhe nga opozita, edhe klasa politike..

Edi Rama: Po, edhe me ju

Mustafa Nano: Po patjeter, edhe me mua. Kam alamet faji edhe une, njerezit nuk eshte problemei i doktoreve qe ikin, por ata qe mbeten ketu kane vetem nje deshire, vetem te ikin. Ky eshte problemi, por ju jeni kryeminister i ketij vendi, keni 6 vjet

Edi Rama: Nuk eshte e vertete, ka qene momenti kur u cane rruget per shkak te refigjateve qe erdhen nga zonat e konfliktit dhe aty

Mustafa Nano: Reforma në Drejtësi quhet e vdekur. Nëse arrestohet një kundërshtar politik, ai e ka të gatshme alibinë

Edi Rama: Ti s’më the gjë fare. Unë të thashë të më thuash një gjë që është më keq se para gjashtë vitesh.

Mustafa Nano: Reforma në drejtësi pra.

Edi Rama: Para 6 vitesh ti ke pas një kryeministër që i vriste në bulevard …

Mustafa Nano: Mos u krahaso me atë.

Edi Rama: Po me kë të krahasohem. Individualisht mund të krahasohem edhe me presidentin e Francës, por me Francën jo. Ajo që ka të bëjë me shqiptarët sot, është fakti se nuk gjejnë dot të drejtën, sot në Shqipëri nuk ka drejtësi. Por, ama sot në Shqipëri, krahasuar me para 6 vitesh, ka një proces që po ndërton themelet e drejtësisë.

Mustafa Nano: Nuk jam më i sigurt.

Edi Rama: Është çmontuar kasta më e fuqishme në Shqipëri, më e paprekshme. Ajo ka qenë oligarkia e vërtetë, kasta e prokurorëve dhe gjyqtarëve të nivelit të lartë. Janë pastruar ata tani. Unë nuk jam për të futur në burg, fut drejtësia. Kush thotë se Vettingu është thjesht për pushim nga puna, nuk është e vërtetë. Të gjithë do japin llogari para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat