Koncesionet, Eksperti paralajmëron: Ekziston rreziku paratë e drogës të shndërrohen në borxh publik

Shqipëria

Koncesionet, Eksperti paralajmëron: Ekziston rreziku paratë e drogës të shndërrohen në borxh publik

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 09:52
Zef Preçi

Eksperti i njohur i ekonomisë Zef Preçi komenton koncesionet e pakërkuara. I ftuar në studion e RTV Ora paralajmëroi se ekziston rreziku që paratë që vijnë nga aktivitetet kriminale, kryesisht nga droga dhe ato të fortat, të investohen dhe të shndërrohen në borxh publik. 

Kriptomonedha? Preçi kujton se vende me sektor bankar të zhvilluar janë të rezervuar, ndërsa Shqipëria është shumë larg.

Pjese nga intervista

Beti Njuma: Ndërkohë monitorimi i kontratave koncensionale deri më tani ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kurrë më parë raportet e KLSH nuk kanë qënë më të ashpra sa këtë vit.

Zef Preçi: Është realiteti që e shtyn mendoj unë, këtë institucion që të flasë me një gjuhë përsëri të moderuar pasi situata sa i takon kontratave koncesionale është problematike në një kontekst më të gjërë, më e gjëra nga nevoja e pikëpamjeve të këtyre kontratave, ku shumica prej tyre janë kontrata të pakërkuara, që do të thotë, se nuk besoj se ka një biznes që i lind dëshira t'i ofroj një shërbim gratis shtetit.

Ajo bëhet se është fitimi i garantuar. Domethënë e para është kompanitë ofrojnë shërbime të pakërkuara. E dyta, kompanitë operojnë të krijuara posaçërisht, që do të thotë se institucionet publike janë në pozitën që hapin informacionin para kohe, i ndihmojnë kompanitë që të krijohen dhe të tjerë dhe i vënë në shërbim të tyre interesat publike.

Tjetra është ajo siç po ndodh tani me rastin që kapi sterilizimi. Është shumë serioze situata sa i takon ndarjes së riskut. Pikërisht kjo është ndarja e riskut. Teksa pakësohen shqiptarët, sepse ikin jashtë vendit për një jetesë më të mirë. Pjesa më e madhe ikin se nuk gjejnë as punësimin elementar këtu. Në këto kushte kontrata është formuluar në mënyrë jo transparente, duke mos respektuar partneritetin e palëve, pra duke vendosur interesat publik nën këmbët e oligarkisë, për të mos thënë që një pjesë e mirë e këtyre kompanive, duke përfshirë edhe disa kompani kryesore të naftës janë kompani ofshorë. Që do të thotë se shteti me kapacitetin e limituar dhe shkallën e lartë të  korrupsionit që sundon në të, qeveria nuk ka asnjë mundësi të eksplorojë lëvizjet e fitimeve dhe përfituesit real të këtyre kontratave. Kështu që në këtë kuptim mendoj se vënia në funksion të SPAK do të jetë një mundësi për të zbardhur dhe për të parandaluar, për të nisur fundin e kulturës së pandëshkueshmërisë.

Beti Njuma: Një kulturë pandëshkueshmërie që deri më tani ka një faturë 2 miliardë euro deri në vitin 2032 me të gjitha koncensionet që ka dhënë deri më tani qeveria. Qeveria nuk u ndal vetëm te koncensionet e rrugës. Ato të fundit ishte koncensioni i dy porteve, në Sarandë dhe Kepin e Rodonit.

Zef Preçi: Problemi me një numër, me një pjesë të mirë të këtyre koncensioneve është fakti që kompanitë që janë përzgjedhur janë përzgjedhur si kliente të qeverisë, janë përzgjedhur pa pasur ekspertizën e duhur dhe mbi të gjitha pa pasur, pa garantuar kapacitetet financiare. Përmendim bankat. Një kompani që ka 800 mijë euro xhiro vjetore nuk mund të investojë 120 milionë euro. Është qesharake dhe ekziston rreziku se paratë që vijnë nga aktivitetet kriminale, kryesisht nga droga dhe ato të fortat, të investohen dhe të shndërrohen në borxh publik. Kjo është akoma më e rrezikshme për funksionimin e tregjeve. Shikoni çmimet e pasurive të patundshme në zonat më të preferuara të Tiranës. Edhe pse nuk ka shitje, çmimet rriten. Domethënë ka problematika serioze që vijnë për këtë shkak. Ndërkohë që fatura që përmendni prej 2 miliardë eurosh është një përpjekje që u nis me 1 miliardë euro, programi i famshëm "1 miliard euro" u nis pa asnjë dokument strategjik, u nis pa analizat e nevojshme, duke përfshirë edhe vetë programet e institucioneve publike që t'i certifikojnë si të pamundshme në disa raste, por vendimmarrja ka qënë politike, me imponuar. Ndryshimet e shpeshta në stafet e institucioneve, si drejtoria e rrugëve pasqyrojnë përplasje të mëdha interesash. Në thelb janë të diskutueshme shumë nga pikëpamje e efektivitetit dhe dobisë publike. Ndërkohë mbetet për të parë nëse drejtësia do të vihet në punë menjëherë për të analizuar pikërisht vendimmarrjen e përfituesit, të mirat dhe të këqijat që na i sjellë sektorit publik nga këto kontrata.

Beti Njuma: Veç të tjerash, qeveria Rama ka dhe një mëkat tjetër mbi supe, të paktën akuzohet se ka fshehur 610 mln euro detyrime të borxhit publik, bashkë me koncensionet që shkon diku te 81%.

Zef Preçi: Problemi i borxhit publik nuk është përqindja sepse ka vende të tjera që e kanë edhe 100 %, por janë vende eksportuese, me kapacitete ekonomike të larta dhe vende që paratë që investohen, pavarësisht se nga çfarë burimesh, publike apo private vijnë i shndërrojnë në të mira publike. Në rastin tonë fshehja e borxhit është për të shmangur debatin. Vini re që pjesa më e madhe e kontratave kalojnë edhe në parlament. Pse? Sepse përfituesit e tyre kërkojnë garanci kushtetuese, ligjore dhe ta vështirësojnë mundësinë që shteti t'i rishikojë ato, sepse një pjesë e tyre janë të panevojshme, të padobishme dhe janë krijim mundësish për përfitime të një numër individësh dhe kompanish që kanë mbështetje politike.

Kriptomonedha?

Zef Preci: Edhe vende shumë të fuqishme që kanë shkallë të ulët informaliteti kanë sistem bankar shumë të zhvilluar dhe treg kapitalesh shumë të zhvilluar janë të rezervuar ndaj përdorimit të kriptovalutës.  Në lëvizje të tilla shtete me institucione të dobëta si i yni ndjekin trendin botëror. Nëse BE dhe vendet përreth adoptojnë kuadrin ligjor, është tjetër kuadrit ligjor dhe tjetër zbatimi. Ne jemi shumë larg kuadrit ligjor, jo pastaj që zbatimi nuk premton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat