Hajdari denoncoi kërcënimin, Artan Hoxha: Nuk është çudi që deputetët mbajnë pistoleta

Shqipëria

Hajdari denoncoi kërcënimin, Artan Hoxha: Nuk është çudi që deputetët mbajnë pistoleta

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 23:38
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar kërcënimin e denoncuar sot nga deputetja e opozitës Rudina Hajdari.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha është shprehur se Garda nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dukshme pasi kërcënimi mendohet se ka ndodhur brenda në zyrë dhe aty nuk ka kamera sigurie.

“Në të gjithë rastet më thanë që Garda nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dukshme. Problemi është që në zyrat e Kryesisë kamerat janë në korridor.

Në zyrat e brendshme nuk ka kamera. Kërcënimi ka ndodhur brenda zyrës. Aty duket se ka një konflikt për drejtimin e grupit opozitar.

Fakti që zonja Hajdari kërkon që të kontrollohen deputetët ka diçka, mos të të duket çudi që shkojnë edhe me pistoleta. Është verbal por nuk ka pasur vërtetë kërcënim.

Figuron vetëm që një grup personash kanë hyrë në zyrë,“-tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat