Presidenti Meta nderohet me titullin më të lartë të Kroacisë - Bota Sot
Presidenti Meta nderohet me titullin më të lartë të Kroacisë

Shqipëria

Presidenti Meta nderohet me titullin më të lartë të Kroacisë

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 18:37
Ilir Meta dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne, nga presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, me titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, për kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke shprehur mirënjohjen e thellë për nderimin me titullin e lartë, presidenti Meta theksoi ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie se “ky vlerësim më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat