Raporti për sigurinë në Aeroport, asnjë nga rekomandimet nuk është marrë parasysh

Shqipëria

Raporti për sigurinë në Aeroport, asnjë nga rekomandimet nuk është marrë parasysh

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 23:21
Ilustrim

Në muajin dhjetor 2016, u mblodh Komisioni Kombëtar i Sigurisë në Aviacion. Në mbledhje merrnin pjesë përfaqësues nga ministria e mbrojtjes, të policisë kufitare, të emergjencave civile, të Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe Përfaqësuesi juridik Koncensionarit në aeroport.

Top Story sjell për herë të parë në publik detyrat që dolën nga kjo mbledhje për të forcuar sigurinë në aeroport.

Komisioni kërkoi që të caktohet një procedurë e re për transportin e parave në aeroport. Duhej të ndërtohej një “dhomë e sigurtë” brenda aeroportit, që makinat me para të mos shkonin më deri tek avioni.

Komisioni kërkoi edhe mbajtjen e një force të armatosur brenda pistës së aeroportit e cila do ndahej në dy grupe, në të dy anët e terminalit.

“Çfarë kërkonim ne? ne në mënyrë specifike kërkonim që koncensionari të kontraktonte një kompani e cila në thelb të kishte një forcë të armatosur për një reagim të shpejtë, për të neutralizuar çdo lloj hyerje të pautorizuar”, tregon Flamur Çelaj, ish – Drejtor i Aviacionit Civil.

 “Drejtori që erdhi pas Flamurit nuk u mor fare me këtë punë. Masat e sigurisë u harruan, kemi papërgjegjshmëri dhe shpërdorim detyre”, thotë Dritan Goxhaj, Ekspert i Aviacionit Civil.

Koncensionari i Rinasit, vazhdoi me arrogancën e vet të mospërfillëse shtetin shqiptar.

Dhe grabitja ndodhi përsëri.

Më 9 prill 2019 grabitësit arritën deri tek barku i Avionit dhe morën 10 milion euro. Përsëri në mes të ditës dhe të pashqetësuar nga asnjë forcë sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat