Balla: Mirënjohës për mbështetjen e Presidentit të PE-së për negociatat - Bota Sot
Balla: Mirënjohës për mbështetjen e Presidentit të PE-së për negociatat

Shqipëria

Balla: Mirënjohës për mbështetjen e Presidentit të PE-së për negociatat

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 21:09
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas publikimit të lajmit se Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit dhjetor.

Balla shprehu mirënjohjen për Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili ka mbështetur fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ballës, Parlamenti Evropian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Parlamenti Evropian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës Presidentit të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tij në favor të fillimit të menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat