Sekuestrohet 105 kg kokaine në banesën e dy shqiptarëve

Shqipëria

Sekuestrohet 105 kg kokaine në banesën e dy shqiptarëve

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 14:09
Foto

Policia greke ka sekuestruar 105 kg kokaine në banesën e dy shqipëtarëve në Athinë. Bashkë me të dyshuarit për trafik droge nga Shqipëria, është vënë nën pranga edhe një shtetas kroat.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi edhe sasi prej afro 600.000 euro para kesh, si edhe disa automjete që përdoreshin për trasnportin e lëndës narkotike, ndërsa vazhdojnë hetimet për shkatërrimin e plotë të organizatës.

Burime policore shprehen se kreu i bandës së trafikut ishte një 40-vjeçar shqiptar, i cili në momentin e arrestimit iu është drejtuar policëve duke ju thënë: “Bravo, ju lumtë, më kapët”.

Autoritetet thanë se informcioni për kapjen e 40-vjeçarit kishte mbërritur prej shërbimeve homologe, Deas Amerikane dhe policisë shqiptare, pasi dy shqiptarët dhe kroati udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe për më tepër kishin në pronësi makina luksoze dhe shtëpi. Ata bënin jetë tepër luksoze, madje edhe pushime shumë të kushtueshme nëpër parajsat tropikale.

Mendohet se lënda narkotike vinte nga vendet e Amerikës Latine, nëpërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, dhe dërgohej drejt Athinës, ku më pas shitej me shumicë në vendet perëndimore.

Kjo organizatë bënte vetëm shitje me shumicë dhe anëtarët e saj bënin shumë kujdes në komunikimet e tyre më telefon dhe përdornin aplikacione të koduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat