Sterkaj i ankohet Ramës: Emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera politik

Shqipëria

Sterkaj i ankohet Ramës: Emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera politik

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:50
Paulin Sterkaj

Një ditë pas shkrirjes së strukturës së PS në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e rajonit të veriut. Në takim janë drejtuesit e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Kukës, deputetë të këtij rajoni si dhe kryetarët e bashkive.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se deputeti socialist Paulin Sterkaj i është ankuar Ramës që emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera politik. Ndërsa kryesocialisti Rama e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë që këtë çështje do ta rregullojë vetë dhe për këtë pritet që të hënën të mbledh qarkun e Shkodrës.

Një ditë më parë në Shkodër të deleguarit nga Qendra, Arben Pëllumbi e deputetet Luan Harusha, Senida Mesi dhe Klotilda Ferhati, u përballën me kritika e akuza kryesisht për çështjen e punësimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat