Si u zbulua mashtrimi i shqiptarit nga Kosova, shkoi në polici: Më kanë vjedhur Mercedesin 180 mijë euro

Shqipëria

Si u zbulua mashtrimi i shqiptarit nga Kosova, shkoi në polici: Më kanë vjedhur Mercedesin 180 mijë euro

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas nga Kosova me banim në Gjermani, si dhe ka shpallur në kërkim dy shokët e tij pasi akuzohen për mashtrim.

Këta persona shkuan dhe denoncuan në polici se i kishin vjedhur një makinë të vitit 2019 me vlerë 180 mijë Euro.

Por pas hetimit rezultoi se ata kishin mashtruar me qëllim shitjen e makinës dhe përfitimin e lekëve të tjera nga siguracioni.

Ngjarja

Inskenojnë vjedhjen e një automjeti të shtrenjtë me qëllim shitjen e tij, Policia vë në pranga një shtetas dhe shpall në kërkim dy të tjerë.

Në vijim të ngjarjes ku më datë 31.10.2019, shtetasi G.H, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz S Class 63 AMG”, menjëherë filluan hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet e kryera, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku ka rezultuar se shtetasi G.H ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë për arsye se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi.

“Mercedes Benz S Class 63 AMG” i vitprodhimit 2019, shtetasi G.H., e kishte blerë në Gjermani me këste nga një kompani.

Ky automjet kap vlerën 180 000 €uro (njëqind e tetëdhjetë mijë euro) nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm.

Në përfundim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit G.H., 29 vjeç, nga Kosova por me banim në Gjermani, si dhe u shpallën në kërkim dy shtetasit e tjerë, italiani M.C dhe tjetri nga Kosova F.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Kallëzimi i rremë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat