Qytetarët ndihen të pasigurt, fajësojnë qeverinë dhe policinë

Shqipëria

Qytetarët ndihen të pasigurt, fajësojnë qeverinë dhe policinë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:19
Qytetarët

Shqipëria është kthyer për disa qytetarë në një vend të pasigurt për të jetuar. Vendosur përballë rasteve të ndryshme kriminale, aksidenteve dhe kërcënimeve shqiptarët bëjnë përgjegjës qeveritë për strukturat e policisë.

Vrasjet, atentatet, aksidentet rrugore por jo vetëm,  duket se për disa qytetarë e kanë bërë Shqipërinë një vend të pasigurt për të jetuar.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj apo edhe rritja e numrit të viktimave shkaktuar nga aksidentet rrugore janë disa nga arsyet pse qytetarët ndihen të pasigurt në vendin e tyre. 

"S'ka siguri në asnjë aspekt, ke frikë të dalësh në rrugë."

"Kur vriten këta që janë koka, por ne kush na llogarit."

"Të pasigurt fare jemi këtu."

Por disa të tjerë ndajnë mendime të ndryshme. Për ta kriminaliteti nuk ka nacionalitet shqiptar, situata të tilla ndodhin në çdo vend të botës.

"Unë e shoh shumë të sigurt, janë gjëra që ndodhin në gjithë botën, edhe në vendet më të sigurta."

"Besoj se mund të jetohet, kriminelët do të ekzistojnë kudo që të vesh."

Madje ata tregojnë me gisht edhe përgjegjësit për këtë situatë.

"Nuk kemi qeverisje."

"Faji ngelet gjithmonë te qeveria, por më shumë e ka populli. Jemi ne ata që zgjedhim qeverinë."

"Ndikojnë shumë gjykatat."

"Kush e ka fajin? Unë them policia duhet…"

"Normalisht shteti, është përtokë."

Të premten pasdite në afërsi të Durrësit u krye një atentat me armë zjarri ku bashkë me dy të tjerë mbeti i plagosur dhe prokurori Arjan Ndoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat