‘Fluturonin’ me 200 km/orë, Policia pezullon 10 patenta gjatë natës

Shqipëria

‘Fluturonin’ me 200 km/orë, Policia pezullon 10 patenta gjatë natës

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 09:42
Policia pezullon 10 patenta gjatë natës

Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle gjatë natës, në aksin Sauk-Teg duke mbajtur nën vëzhgim shpejtësinë e mjeteve me ndihmën e radarëve.

Për vetëm 3 orë e gjysmë në partrullim, Policia ka pezulluar 10 patenta pasi udhëtonin me shpejtësi që varionte nga 157 km/h deri në 200 km/h.

“Mos shpejto të arrish aksidentin. Shpejtësi aeroplani që të vret jetën. Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin me të mirë ju pret polici në rrugë,“-shkruhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat