Pas shkarkimit të Agim Kajmakut, qytetarët e Vorës kërkojnë zgjedhje të reja

Shqipëria

Pas shkarkimit të Agim Kajmakut, qytetarët e Vorës kërkojnë zgjedhje të reja

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 20:16
Foto

Tri ditë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shkarkoi kryetarin e bashkisë së Vorës për shkak të dekriminalizimit, qytetarët kërkojnë zgjedhje. Për mikrofonin e RTV Ora, banorët kërkojnë zgjidhjen e këtij ngërçi,ku qeveria njeh 30 qershorin si date votimesh dhe presidenti 13 tetorin.

"Unë mendoj që të bëhen zgjedhje, që mos rrimë pa k ryetar"

"Për mendimin tim o të sjellin tjetër, ose ka bashkia njerëz më të mirë"

"Ne themi Presidentit të dekretojë zgjedhjet"

"Të presim vendimin e gjykatës dhe më pas të bëhen zgjedhje"

Denoncimi i Partisë Demokratike dhe më pas verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme bënë publik faktin se Agim Kajmaku, i cili përdorte dhe identitetin Jorgo Toto kishte “hesape” me drejtësinë greke, me akuzën e përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara, të cilat nuk I kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas ligjit në fuqi, Agim Kajmaku ka një afat 45 ditor për tju drejtuar gjykatave për të bërë ankimimin e vendimit të KQZ.

Me shkarkimin nga detyra të Agim Kajmakut “topi” i mbetet kryeministrit Rama për t'ju drejtuar me një kërkesë presidentit të Republikës Ilir Meta për një datë të re të zgjedhjeve për bashkinë Vorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat