Shkodra dhe Vora pa kryebashkiakë, Gjata: Rama nuk e ul aq veten sa t'i lutet Metës për zgjedhje

Shqipëria

Shkodra dhe Vora pa kryebashkiakë, Gjata: Rama nuk e ul aq veten sa t'i lutet Metës për zgjedhje

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 22:59
Çlirim Gjata

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, e sheh të pamundur dekretimin e një date nga Presidenti për zgjedhje të pjesshme në Shkodër dhe Vorë, aktualisht pa kryebashkiakë të zgjedhur.

I ftuar në RTV Ora, Gjata thotë se Meta, ashtu si opozita, nuk e ka njohur 30 qershorin dhe në të tilla kushte nuk ka si të dekretojë një datë bëri apo nuk i bëri kërkesë kryeministri Rama.

Çlirim Gjata: Sikur zoti Rama të bënte një kërkesë te Meta, por nuk e  besoj që ai të ulet aq shumë sa ti lutet Presidentit.Është Rama shkaktari që vendi është këtu ku është. Ne si kemi njohur zgjedhjet e 30 qershorit, as presidenti se ka caktuar një datë tjetër. Zgjedhje nuk ka pasur me 30 qershor, jo vetëm këta dy që ikën nga halli por të gjithë të tjerët nuk janë në vendin  e tyre. Po qëndroj te Vora dhe Shkodra. Shkodra është më e thjeshtë se dha dorëheqjen. Ligji nuk ka kufizim dhe Ademi është e ligjshme, mund të qëndrojë dhe një vit aty. 

Ndërsa Vora që u shkarkua, mund të vazhdojë nënkryetari të bëjë detyrat.Po të ishim në situatë normale presidenti do dekretonte një datë dhe do bëheshin zgjedhjet në Shkodër dhe Vorës.Presidenti e di që kanë ikur. Por Presidenti nuk njeh zgjedhjet se i ka çdekretuar 30 qershorin dhe caktoi 13 tetorin. Në këtë situatë presidenti nuk cakton datë i bëri apo nuk i bëri kërkesë kryeministri. Shkaktar i kësaj është Rama që deshi të bëjë zgjedhje moniste.Jemi në kushtet më anormale që ka qenë ky shtet ndonjëherë. Duhet të largohet Rama që të fillojë të ecë normaliteti.

E ndërsa mazhoranca ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, Gjata ka këtë koment:

Gjata: Çfarë 2021? Shikoni çfarë ndodh në Durrës. Krimi qëllon në mes ditës, në mes të rrugës prokurorin me automatik pa i hyrë ferrë në këmbë. Askush nuk guxon të flasë. Pushteti merret me zgjedhje. Rama nuk organizon dot zgjedhje me standarde europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat