Shira të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe.../ Si nis java në të gjithë vendin

Shqipëria

Shira të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe.../ Si nis java në të gjithë vendin

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 06:12
Ilustrim

Kjo javë do të nisë me reshje shiu. Nesër, e hënë, 4 nëntor, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin.

Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit:

Reshjet

Sot (e hënë dt.04) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Lezhë dhe Berat, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Reshjet do të të shoqërohen edhe me shtrëngata në të gjitha qarqet.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE: Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të parashikuara pothuajse në të gjithë territorin, ekziston mundësia e vërshimeve të shpejta. Gjithashtu, veçanërisht sot në mbremje (e diel dt.03) dhe nesër (e hënë dt.04) mund të paraqiten probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Më të rrezikuara nga vershimet e shpejta janë sidomos qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Sot (e hënë dt.04 temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 20 °C; në

vendet e ulëta: 16 / 19 °C;

në vendet malore: 9 / 13 °C

ERA

Sot (e hënë dt.04) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë sidomos në bregdet. Ajo do të pësojë një dobësim gradual gjatë gjysmës së dytë të ditës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat