Anëtar i Kushtetueses/ Vetting-u vijon për Besnik Mucin, del përpara KPA

Shqipëria

Anëtar i Kushtetueses/ Vetting-u vijon për Besnik Mucin, del përpara KPA

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 10:24
Besnik Muci

Besnik Muci, i betuar së fundmi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, vijon procesin e vetting-ut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Muci ka dalë sot përpara trupit gjykues në KPA, ku Komisioneri Publik ka apeluar konfirmimin e tij në detyrë.

Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda pretendohet se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, por Muçi e ka quajtur atë të pabazuar dhe ka dorëzuar prova të reja.

Një raport sekret i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar po merret gjithashtu në shqyrtim.

Lidhur me këtë çështje Besnik Muçi është shprehur: “Paraqitja për informacion të ardhur pas fazës së parë, është sensitiv dhe i prekshëm. Për opinionin publik dhe padyshim edhe për mua. Gjatë seancave të kaluara, opinionit publik i kemi dhënë një gjysmë të vërtetë, pa i treguar përmbajtjen e informacionit të deklasifikuar tashmë nga DSIK. Por dua të sqaroj opinioni publik kush janë personat dhe me çfarë akuzohen. I pari është administratori i kompanisë, i dënuar për moskallëzim krimi, personi që mua më ka shitur apartamentin.

Unë nuk kam fakte për situatën. Personi tjetër i lidhur, është shtetas që unë i kam blerë një mjet. Ai është proceduar dy herë nga Prokuroria. Është dërguar në gjyq për drejtim në gjendje të dehur të mjetit dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

E kisha të vështirë ta gjeja veten në këto fakte të KP dhe shkakun që unë lidhem me ata persona, pasi lidhja ime me ta është vetëm kontraktuale dhe asgjë më tepër.

Opinioni publik është helmuar me këtë informacion gjysëm të vërtetë përgjatë kësaj kohe, deri në momentin kur u deklasifikua dokumenti. Këmbëngulja e KP për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë. Në kushtet kur nuk ka shkak ligjor për t’u pranuar gjatë procesit, vlerësoj që nuk jemi në rrethane për marrjen e kësaj prove”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat