Ja kush është ambasadori i ri Kosovës në Shqipëri

Shqipëria

Ja kush është ambasadori i ri Kosovës në Shqipëri

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:21
Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Sh.T.Z Nait Hasani

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Sh.T.Z Nait Hasani, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Kreu i Shtetit vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.

Presidenti u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm, dhe duhet të realizohet sa më parë”, – theksoi Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat