Shoqërohet në polici një 40 vjeçar nga Kruja për atentatin ndaj prokurorit

Shqipëria

Shoqërohet në polici një 40 vjeçar nga Kruja për atentatin ndaj prokurorit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për atentatin e së premtes në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja si dhe Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, policia e Tiranës ka shoqëruar një 40-vjeçar nga Kruja.

Nuk jepen detaje nëse ky shtetas do te ndalohet apo jo. Jo zyrtarisht policia pohon se tre ditë pas atentatit janë shoqëruar gjithsej 30 persona. Në mesin e tyre ishin persona që kishin patur konflikte edhe me Rrumin edhe me prokurorin Ndoja.

I shoqëruari ndodhet aktualisht në ambientet e policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje se ku ka qenë ditën e ngjarjes, me kë dhe çfarë njohjeje ka me shtetasit e mësipërm. Grupi i hetimit shumë i rezervuar për të dhënë detaje të tjera.

Ju kujtojmë se të premten e javës që lamë pas, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat