Bamir Topi i zhgënjyer me politikën e jashtme: S'mund të jetë për të konsumuar një vizitë në Elysee

Shqipëria

Bamir Topi i zhgënjyer me politikën e jashtme: S'mund të jetë për të konsumuar një vizitë në Elysee

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 20:12
Bamir Topi

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është është shprehur i zhgënjyer nga politika e jashtme e Shqipërisë. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Topi tha se kryeministri Rama nuk duhet të shkojë në Francë thjesht për një vizitë në pallatin Elysee, por politika e jashtme duhet të jetë produktive.

Bamir Topi: Unë e konsideroj të papranueshme që politika e Jashtme e Shqipërisë, ose politika e kryeministrit nuk duhet të jetë thjesht për të konsumuar një vizitë ne Elysee për të demonstruar që unë po priten nga Presidenti francez. Në mënyrë absolute politika e jashtme duhet një politike e mençur, efikase dhe të japë një produkt. Në rast se rrethohet me imazhe iluzive, që unë e kam  mik presidentin francez dhe në fund fare vjen një rezultat që nuk prodhon asgjë, prodhon një zhgënjim.

Është e papranueshme tha Topi, që Shqipërinë minimalisht të mos e vizitojë ministri i Jashtëm i Francës.

Bamir Topi: Është detyrë e kryeministrin që në takimet frekuente që ka me presidentin e Francës ti thotë që në politikën e jashtme nuk ka rëndësi nëse je vendi i madh apo i vogël. Janë dy vende që janë në Evropë, janë në NATO dhe është e papranueshme që të mos kërkohet nga kryeministri i Shqipërisë që Shqipërinë minimalisht duhet ta vizitojë ministri i Jashtëm i Francës. Kjo ka krijuar një paralajmërimi në kohë për ata që e njohin politikën 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat