Kush është personi i dyshuar për atentatin në Shkozet, qëndron prej orësh në drejtorinë e policisë së Tiranës

Shqipëria

Kush është personi i dyshuar për atentatin në Shkozet, qëndron prej orësh në drejtorinë e policisë së Tiranës

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 23:05
Arjan Ndoja

Policia po mban një person të dyshuar si të përfshirë në atentatin e pasdites të së premtes, ku një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Lapsi.al e raportoi këtë që gjatë pasdites së të hënës, por burimet thanë se edhe në këto momente vijon pyetja e tij në drejtorinë e policisë së Tiranës. Sipas të njëjtave burime personi është ndaluar bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Mësohet se personi i ndaluar është me origjinë nga zona e Fushë Krujës. Është ende i paqartë roli i tyre në ngjarjen kriminale të 3 ditëve më parë, por besohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në ngjarje. Deri tani janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi të besueshme që i përjashtonte nga implikimi në ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat