Abilekaj: Rama nuk bën dot moral, ai mbron kryebashkiakët me precedent kriminal

Shqipëria

Abilekaj: Rama nuk bën dot moral, ai mbron kryebashkiakët me precedent kriminal

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 07:04
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj foli për atentatin e Shkozetit në Open në Top Channel.

Ka pasur një reagim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku dënoi deklaratat e kryeministrit ndaj prokurorit dhe i kujtoi Ramës që në momentin kur ka prova drejt një prokurori t’i drejtohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Duket se kjo heshtje e kryeministrit është një heshtje që tregon pranim faji- tha Abilekaj.

Deklarata e Ramës godet njërën bandë dhe jep terren bandës tjetër.

Pastaj Rama nuk e bën dot moralin. Moralin mund ta bëjë shoqëria që një prokuror nuk shkon të qëndrojë me një person me precedent kriminal. Nuk mund ta bëjë moralin Rama që promovon dhe mbron kryebashkiakë me precedent kriminal dhe që janë dënuar jashtë vendit- vijoi Abilekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat