Atentati ndaj prokurorit, arrestohet nipi i deputetit të PS. Ja emri

Shqipëria

Atentati ndaj prokurorit, arrestohet nipi i deputetit të PS. Ja emri

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 11:27
Rrahman Rraja

Redjan Rraja, 34 vjec, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i identifikuar nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua mbi makinën ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, është arrestuar nga policia si i dyshuar për ngjarjen, raporton News24.

Gjatë deklaratës së tij në Polici, mësohet se Rraja nuk ka pranuar asnjë përfshirje në atentatin e ndodhur të premten në orën 16:30, ku u plagosën shoferi i prokurorit Andi Maloku, prokurori dhe personi tjeter i identifikuar me nje nga emrat e tij, Landi Muharremi, qe sipas policise eshte person me precedente penale.

Emri i Redjan Rrajas, doli në deshmine e Xhisiela Malokut e cila tha se ai ne bashkepunim me Rexhepin e Ramazanin e kane nxjerre me forca nga komisariati.

Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018, dhe të jepje deklarim?

Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat