Pritja e “hidhur” për Bashën në Korçë

Shqipëria

Pritja e “hidhur” për Bashën në Korçë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:20
Korçë

Pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha do jetë në qytetin e Korçës, si vijim i turit të tij për bashkëbisedim me qytetarët.

Por në hyrje të Korçës është vendosur një banderolë për të ironizuar kreun e Partisë Demokratike.

“Welcome Luli! Një vilë për ty në Dardhë”, shkruhet në një banderolë të varur në rrugë.

Kjo lidhet me lajmet se kreu i PD-së, Lulzim Basha tashmë ka blerë një vilë luksoze në periferi të Tiranës.

Por kjo u hodh poshtë nga PD-ja, pasi sipas tyre Basha po jeton aty përkohësisht me qira për shkak se apartamenti i tij u dëmtua nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat