A u shpëtua Alvin Berisha? Babai i 11 vjeçarit tregon se çfarë po ndodh

Shqipëria

A u shpëtua Alvin Berisha? Babai i 11 vjeçarit tregon se çfarë po ndodh

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:07
Alvin Berisha

Këtë të martë mbërriti lajmi për shpëtimin e 11 vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili ka mundur të largohet nga kampi burg ‘Al Hol’ në Siri.

I riu aktualisht ndodhet në një vend të sigurt dhe sipas asaj që u raportua në median shqiptare, shpëtimi i tij është bërë i mundur nga ‘kryqi i kuq ndërkombëtar’ dhe ‘Gjysmëhëna Siriane’.

Por duket se ende Alvin Berisha s’do të mund të largohet përfundimisht nga Siria, pasi ka një sërë dokumentash për të bërë.

Këtë fakt e pranon vetë Afrim Berisha, babai i të riut. Dhjetëra kanë komentuar në profilin e tij në rrjetin social dhe Afrim Berisha ka shkruar se ende Alvini  është plotësisht i lirë. Afrim Berisha sqaron në komente se ka dokumente për t’u bërë dhe se akoma nuk është gjithçka e sigurt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat