Grabitja e postës në Krujë, reagon Duraj: Përgjegjësia mbi kompaninë e sigurisë

Shqipëria

Grabitja e postës në Krujë, reagon Duraj: Përgjegjësia mbi kompaninë e sigurisë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:53
Laert Duraj

Një ditë më parë në Krujë u grabitën një sërë parash nga posta si dhe u prangos roja i kompanisë private që ruante objektin.

Mbi ngjarjen ka reaguar drejtori i Postës Shqiptare Laert Duraj, i cili thotë se përgjegjësia bie mbi kompaninë e sigurimit të objektit, pasi zyra postare në Krujë ka qenë brenda standardeve të kërkuara.

Kreu i Postës thotë se të gjitha dëmet e shkaktuara nga vjedhja do të paguhen në çdo qindarkë.

Laert Duraj: Zyra postare dhe ambientet e saj kanë qenë brenda të gjithë standardeve, sinjalet kanë shkuar në kohë reale. Nga ana jonë është ngritur menjëherë një grup përkatës për verifikimin e të dhënave në terren, për nxjerrjen e përgjegjësive si dhe për të bashkëpunuar me organet e rendit për të ndihmuar në gjetjen e keqbërësve.

Çdo shumë, çdo dëm i shkaktuar nga kjo grabitje do të paguhet deri në qindarkën e fundit. Siguroj që dëmi është zero ndaj kompanisë tonë.

Kjo ngjarje do të shërbejë për të nxjerrë një sërë masash për të rritur nivelin e lartë të sigurisë.

Kompania që neglizhon të penalizohet deri në qindarkën e fundit, por ndoshta mund të gjenden forma të tjera më penalizuese për neglizhentët apo ndryshimet kontraktuale që do të bëjnë më të përgjegjshëm kedo që do marrë përsipër të ruajë ambientet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat