“U kap prej syzeve!” Gazetarja tregon si u arrestua Redjan Rraja, i dyshuar si autori i atentatit në Shkozet - Bota Sot
“U kap prej syzeve!” Gazetarja tregon si u arrestua Redjan Rraja, i dyshuar si autori i atentatit në Shkozet

Shqipëria

“U kap prej syzeve!” Gazetarja tregon si u arrestua Redjan Rraja, i dyshuar si autori i atentatit në Shkozet

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 22:55
Arjan Ndoja dhe Klodiana Lala

Një palë syze dielli e kanë ‘tradhtuar’ stomatologun Redjan Rraja, i ndaluar nga policia si një prej autorëve të sulmit me armë mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoj pasditen e së premtes tek mbikalimi i Shkozetit. Kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala në “Reals Story” në News24 mbrëmjen e sotme duke dhënë detaje të tjera nga hetimet. Lala tha se Rraja është shoqëruar të dielën në darkë, teksa udhëtonte për në Hanin e Hotit dhe ka deklaruar se udhëtimi ka qenë i planifikuar.

“Rraja është një emër jo pak i njohur. Ai është shoqëruar që të dielën në darkë nga policia, ka qenë një nga personat e shoqëruar. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit. Ka qenë duke u larguar, ai ka thënë se ka qenë udhëtim i planifikuar. Një palë syze dielli e kanë lidhur me ngjarjen sepse janë gjetur në makinën e autorëve që u gjet në Shkafane. Ai ka qenë i akuzuar për fshirjen e gjurmëve në vrasjen e Elton Çiços dhe gjurmët e tij të gishtave ishin të skeduara. Fillimisht ai ka mohuar çdo gjë. Kur është vënë përpara fakteve dhe syzet i janë vënë para ka pohuar që janë syzet e tij por ka mohuar që ka lidhje me ngjarjen”, deklaroi gazetarja.

Një ndihmesë tjetër për zbulimin e autorëve sipas Lalës ka qenë edhe dëshmia e shoferit të Pëllumb Muharremit, i cili eskortonte makinën e Prokurorit Ndoj. Lala deklaroi se dhe dy autorët e tjerë janë pranë identifikimit dhe janë nga Veriu dhe me rekorde të theksuara kriminale.

“Makina e Arjan Ndojës ka qenë duke u eskortuar nga automjeti i Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit ose i njohur me nofkën ‘Rrumi’. Në momentin që ka ndodhur atentati, shoferi i Muharremit ka parë gjithë skenën dhe ka përshkruar personat e dyshuar dhe kjo gjë ka ndihmuar prokurorët. Në momentin që ai ka dhënë dëshminë e tij, dyshimet janë që mjeti nuk është djegur sepse autorët kanë pasur frikë se janë ndjekur nga ky automjet. Por shoferi ka qëndruar për të ndihmuar të plagosurit.Dhe dy personat e tjerë janë pranë identifikimit, janë nga veriu me rekorde të shumta kriminale”, deklaroi Lala.

Ajo tha se sipas hetuesve Redjan Rraja nuk ka vepruar për llogarinë e tij direkte por për llogari të grupeve kriminale në Durrës që kanë interesa direkte me çështjen e pronave.
“Prona që rezultojnë me mbivendosje, përfituesi më i madh i të cilave është Pëllumb Muharremi. Sa i përket Redjan Rrajës se si një njeri që ka qenë stomatolog në burg dhe është shndërruar në një njeri të rrezikshëm mbetet për t’u saktësuar”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat