Soko: Grupet kriminale i sigurojnë vota kryeministrit, Rama i jep mbështetje

Shqipëria

Soko: Grupet kriminale i sigurojnë vota kryeministrit, Rama i jep mbështetje

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Pano Soko

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin “Tempora”  tha se grupet kriminale në Shqipëri janë të mbrojtura politikisht.

Sipas Sokos, ata i sigurojnë vota kryeministrit Edi Rama dhe kryeministri i jep mbështetje.

Pano Soko: Këto grupe kriminale janë të mbrojtura politikisht. Sepse përdoren për të fituar pushtet politik. Këto arrijnë që të kontribuojnë në një forcë politike për të fituar pushtet politik sepse këta e kanë ndërtuar të tillë sistemin elektoral që këto grupe të vendosura në zona të ndryshme. Marrin pushtet real dhe ndikojnë efektivisht në rezultatin e zgjedhjeve dhe efektivisht ndikon te një forcë politike. Këto i japin vota kryeministrit dhe ai mbështetje. Ky është realiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat