Shqiptari ekstradohet nga Milano, dyshohet se vrau babë e bir

Shqipëria

Shqiptari ekstradohet nga Milano, dyshohet se vrau babë e bir

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 09:54
Etjen Cani

Etjen Cani është kapur dhe është ekstraduar nga Milano drejt Shqipërisë, ku akuzohet për vrasjen e dy personavë, babë e bir.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Cani është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më 15 gusht 2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiraj.

“Në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri është qëlluar me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij (ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër veper penale), ndërsa babai i tij është rrahur barbarisht me sende të forta gjuajtur me thika, duke ju thyer gjashtë brinjë dhe duke i plasur hemoragjia në tru dhe në mëlçi “- shkruan Top Channel.

Një konflikt xhelozie dyshohej fillimisht se mund të kishte shkaktuar vrasjen e Gentian Beqirajt dhe babait të tij, por më pas është marrë në shqyrtim edhe pista e hakmarrjes, pasi Beqiraj ishte në konflikt me fisin Çapja në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat