Sherri në fakultet/ Administratori kërkesë Policisë së Tiranës: Gjeni përgjegjësit

Shqipëria

Sherri në fakultet/ Administratori kërkesë Policisë së Tiranës: Gjeni përgjegjësit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:43
Ilustrim

Ermal Haxhiaj, administrator i Fakultetit të Ekonomisë, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Tiranës, ku i kërkon të gjejë përgjegjësit e sherrit të ndodhur dy ditë më parë.

Në shkresë kërkohet që autorët që dhunuan studentët të dalin përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndonëse problemi nisi brenda auditorëve, kur disa persona të huaj hynë teksa zhvillohej mësim, për të vijuar në sherr masiv jashtë godinës, policia nuk ka marrë asnjë veprim.

Dëshmitarë të shumtë kanë parë të gjithë ngjarjen, por sërish kjo nuk ka mjaftuar që policia të vihet në lëvizje dhe të gjejë autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat