Salianjit ‘i bie’ prokurori që e hetoi për “Babalen”: U keqpërdor nga pushteti i Ramës

Shqipëria

Salianjit ‘i bie’ prokurori që e hetoi për “Babalen”: U keqpërdor nga pushteti i Ramës

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:45
Ervin Salianji

Përparim Kulluri, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u rrëzua sot nga procesi i vetting-ut. I njohur edhe si prokuror i dosjes “Babale”, kur dosja ishte ende te “Krimet e Rënda”, Kulluri nuk mundi të kalonte as në fazën e parë të vetting-ut.

Ndërkohë, një prej protagonistëve të kësaj dosjeje, Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demorkatike, ka reaguar duke pretenduar se pasi Kulluri u keqpërdor nga pushteti i kryeministrit Edi Rama, u flak jashtë sistemit.

“Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me vetting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë”, shprehet Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat