Negociatat, ambasadorja e Francës: Vendimi i KiE-së nuk i mbyllet dyert Shqipërisë

Shqipëria

Negociatat, ambasadorja e Francës: Vendimi i KiE-së nuk i mbyllet dyert Shqipërisë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:51
Christinë Vasak

Në lidhje me mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë reagoi edhe ambasadorja e Francës në vendin tonë Christinë Vasak.

Sipas saj një vendim kyç për vendin tonë do të merret gjatë samitit të Zagrebit.

“Vendimi i KiE-së nuk i mbyllet dyert Shqipërisë. Është lënë një takim në Samitin e Zagrebit, që është i rëndësishëm. Duhet të kemi diçka të qartë, që të gjitha shtetet do të luajnë një rol në këtë vendim, pasi duhet të jetë unanim.

Takimi është thelbësor, pasi do të diskutohet për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Franca dhe Macron janë shprehur qartë mbi mbështetjen që do i japë Shqipërisë dhe vendeve pretendente për çeljen e negociatave” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat