Aksidenti tragjik i mori vëllain, deputetja Gjylameti fotografohet për herë të parë në publik pas ngjarjes

Shqipëria

Aksidenti tragjik i mori vëllain, deputetja Gjylameti fotografohet për herë të parë në publik pas ngjarjes

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:29
Blerina Gjylameti dhe Elton Maçolli

Disa ditë më parë, deputetja shqiptare Blerina Gjylameti, humbi në një aksident tragjik me makinë vëllain e saj.

Kjo ishte tragjedia e dytë brenda vitit për deputeten, e cila gjithashtu humbi edhe motrën e saj nga një sëmundje e rëndë.

Vëllai i saj, Elton Maçolli humbi jetën në një aksident në tunelin e Elbasanit, pasi sipas burimeve, udhëtonte me me 65 km/ h mbi shpejtësinë e lejuar.

Deputetja i dha lamtumirën e fundit të vëllait me një status në Facebook, ku shkruante:

“Më thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë.”

Pas humbjes së madhe, deputetja është shfaqur për herë të parë në publik.

Ajo është fotografuar në shkallët e Kuvendit, në shoqërinë e disa prej kolegëve të saj.

Blerina shfaqet e veshur me të zeza, teksa ka vështruar nga kamera në momentin që është shkrepur foto.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat