Ministrat e Shëndetësisë vendeve të Nismës 17+1 nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për sigurinë shëndetësore

Shqipëria

Ministrat e Shëndetësisë vendeve të Nismës 17+1 nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për sigurinë shëndetësore

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Ogerta Manastirliu

Me qëllim forcimin e bashkëpunimit për sigurinë shëndetësore Ministrat e Shëndetësisë të vendeve 17+1, ata të Evropës Qendrore e Lindore dhe të Kinës  nënshkruan në Sofie të Bullgarisë një deklaratë të përbashkët.

Ministrja Ogerta Manastirliu tha se kjo nismë është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Ogerta Manastirliu: "Në këtë forum prezantova gjithashtu potencialin që ka në lidhje me turizmin mjekësor, në atë çfarë ne mund të ofrojmë, jo vetëm sepse zotërojmë profesionistë shumë të mirë në disa fusha të shëndetësisë por gjithashtu edhe në kuadër të fuqizimit dhe pajisjeve bashkëkohore që sot ka Shqipëria për të ofruar këtë terren të mirë për sa i përket turizmit mjekësor.”

Ogerta Manastirliu foli për mundësinë e turizmit mjekësor në Shqipëri duke ju referuar investimeve në shërbimet e kujdesit bazë.

Ogerta Manastirliu: “Në këtë forum në mënyrë të përbashkët u angazhuam në firmosjen e një deklarate e cila thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve të Evropës Juglindore dhe Kinës në forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme dhe krijimin e mundësive për ruajtjen dhe kujdesin ndaj shëndetit, parandalimin e sëmundjeve infektive, sëmundjeve jo të transmetueshme.”

Me anë të marrëveshjes vendet angazhohen për ndarjen e masave konkrete për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë duke marrë në konsideratë politikat shëndetësore, sigurinë e shëndetit publik, menaxhimin spitalor apo dixhitalizmin mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat