Cakaj ka një lajm të mirë për shqiptarët e Luginës

Shqipëria

Cakaj ka një lajm të mirë për shqiptarët e Luginës

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:55
Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim siç njofton Cakaj, i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi", ka shkruar Cakaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat