Dyrnjaja: Rama dhe Basha e përdorën sistemin si domen personal - Bota Sot
Dyrnjaja: Rama dhe Basha e përdorën sistemin si domen personal

Shqipëria

Dyrnjaja: Rama dhe Basha e përdorën sistemin si domen personal

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 21:58
Denis Dyrnjaja

Gazetari, Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora tha se mendon që cilësia e përfaqësimit politik në Shqipëri ka ardhur duke rënë.

Sipas tij, problemi nuk është sistemi, por liderët politikë që e kanë përdorur atë si domen personal

Denis Dyrnjaja: Në të gjithë rrugëtimin tonë politik, zgjedhor dhe përfaqësues duhet të shohim  e kemi rritur cilësinë e përfaqësimit apo e kemi ulur. Sipas meje cilësia e përfaqësimit ka ardhur duke rënë, për të mos thënë degradueshëm. Kjo është një gjë relative, por e vërtetë. Kjo ka ndodhur jo për shkak të sistemit. Sistemi nëse përdoret siç duhet, ky që kemi është efektiv. Problemi është që Basha dhe Rama e përdorën si domen personal me njerëzit  e vet për të kontrolluar parlamentin.

Nëse sistemi ndryshon dyshoj se shumë njerëz nga ata që janë sot në përfaqësim politik, mund të mos dalin fare si deputet. Shumë njerëz të rëndësishëm të forumeve të rëndësishme as nuk i durojnë dot fare njerëzit në terren.

Sistemi nuk është problemi, problemi është vullneti dhe ndershmëria ndaj qasjes për të zgjedhur përfaqësues dinjitoz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat