Nis seanca ndaj Besnik Muçit, Komisioneri Publik: Provat e reja nuk ndryshojnë rezultatin

Shqipëria

Nis seanca ndaj Besnik Muçit, Komisioneri Publik: Provat e reja nuk ndryshojnë rezultatin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 09:57
Besnik Muçi

Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit po zhvillohet seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Komisioneri Publik paraqiti parashtrimet në lidhje me provat e reja të paraqitura nga Muçi në seancën e mëparshme.

Sipas Komisionerit Publik, "provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat të ndryshëm nga ai mëparshmi."

Nga ana tjetër gjyqtari Besnik Muçi ka kërkuar që të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke, që është një nga huadhënësit.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi.

Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat