Kujdes! Një shkëmb është shkëputur nga shpati i malit në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec

Shqipëria

Kujdes! Një shkëmb është shkëputur nga shpati i malit në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:47
Foto

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të gurëve si edhe shkëputjen e një pjese shkëmbi nga shpati i një mali që rrezikon të bjerë.

Shoferët si edhe kalimtarët paralajmërohen se rrezikshmëria është e lartë në këtë rrugë.

Ndërkohë raportohet se:

- Aksi Ura e Bujanit - Qafë Morinë dhe Sopot-Kerrnaj-Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj për momentin janë qarkullueshëm.

- Aksi Bajram Curri-Valbonë në segmentin Komuna Margegaj-Qender Dragobi për momentin qarkullohet me një korsi pasi ka rënie gurësh të mëdhenj dhe inerte. Ky aks për momentin është i qarkullueshëm.

-Aksi B. Curri-Fierze-Kam është i qarkullueshëm dhe po punohet për pastrimin nga gurët dhe inertet.

Makineritë dhe fuqia punëtore ndodhen në terren, pasi ka rënie gurësh e inertesh të shumta.

Në disa segmente ka prurje të mëdha të ujërave, ku kanë dalë jashtë kanaleve të kullimit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat