Hahn për negociatat: BE duhet ta rregullojë atë gabim strategjik

Shqipëria

Hahn për negociatat: BE duhet ta rregullojë atë gabim strategjik

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:59
Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka përsëritur edhe njëherë para largimit të tij nga kjo detyrë domosdoshmërinë e  rivendosjes së besimit të humbur mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, pas vendimit zhgënjyes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 18 tetor.

Për Hahn kjo është e vetmja rrugë që do të siguronte zbatimin e reformave në këto vende.

"Është koha të mbajmë premtimet dhe angazhimet dhe të pranojmë përparimine  këtyre dy vendeve. Nuk duhet të lëmë një boshllëk në rajon i cili do të shfrytëzohet nga aktorë të tjerë politikë që nuk kujdesen për standardet dhe vlerat e BE. sHpresoj që gabimi strategjik i mosdhënies së dritës jeshile të merituar për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të rregullohet."

Deklaratat Hahn i bëri në takimin e grupit Miqtë e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Europian.

"I lumtur që isha sot në Parlamentin Europian për të diskutuar mbi arritjet dhe perspektivat e integrimit të Ballkanit Perëndimor.  Do të doja të falënderoja  eurodeputetët për mbështetjen e vazhdueshme".

Eurodeputetët vlerësuan komisionerin në largim për zgjerimin Johannes Hahn për bashkëpunimin dhe punën e tij në politika e zgjerimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat