Grabitësit e kasafortës në burg, Rama: Dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë

Shqipëria

Grabitësit e kasafortës në burg, Rama: Dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:31
Edi Rama

Pas kapjesë së autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në tëitter, Rama shkruan se kjo zbardhje e ngjarjes dhe kapje e autorëve është dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat