Presidenti i Francës: S’mund ta poshtëronim Shqipërinë duke hapur negociatat vetëm me Shkupin - Bota Sot
Presidenti i Francës: S’mund ta poshtëronim Shqipërinë duke hapur negociatat vetëm me Shkupin

Shqipëria

Presidenti i Francës: S’mund ta poshtëronim Shqipërinë duke hapur negociatat vetëm me Shkupin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:22
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se gjysma e vendeve të BE-së ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërisë, por ndryshe ndodhte me Maqedoninë e Veriut, ku shumica ishte pro.

Në një intervistë dhënë për “The Economist”, Macron e mbrojti veton ndaj dy vendeve duke u shprehur se nëse negociatat do të hapeshin vetëm për Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të ishte poshtëruar dhe i gjithë rajoni i ballkanit do të hynte në spiralet e një destabilizimi eventual.

 “Hapja e një procesi thjesht burokratik është absurd… shumica e vendeve të BE-së, ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për në Shqipëri. Gabim fatal.

Realiteti është që nëse nuk do t’i hapnim negociatat vetëm për Shqipërisë, do të shkaktonim një traumë të tmerrshme në rajon. Ka komunitete shqipfolëse kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të qëndrueshme”,- është shprehur Macron.

Më tutje Presidenti francez ka vënë theksin tek ideja e tij për të reformuar fillimisht procedurat e anëtarësimit.

 “Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat. Nëse ata kanë bërë edhe disa përpjekje shtesë të mbetura. Por nuk dua ndonjë anëtar të ri të mëtejshëm derisa të reformojmë vetë Bashkimin Evropian. Sipas mendimit tim, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm”.-tha Presidenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat