Ndërron jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj - Bota Sot
Ndërron jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj

Shqipëria

Ndërron jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:36
Pamje nga atentati

Ka ndërruar jetë 24 vjeçari Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoj.

I riu ishte ai që mori më së shumti plagët e rënda gjatë atentatit ndaj prokurorit e të ‘fortit të Sukthit’ Landi Muharremit, i njohur me nofkën Rrumi.

Shoferi 24 vjeçar nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe pas një jave në luftë me vdekjen, ka mbyllur sytë. Andi Maloku nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe deri në detyrën e shoferit të prokurorit ka qenë ish oficer i policisë në zonën e Krujës.

Maloku mori disa plumba. Njëra prej predhave e goditi të riun në shtyllën kurrizore ndërsa një tjetër në mushkëri. 6 ditë ka jetuar 24 vjeçari në agoni ndërsa këtë të enjte ka ndërruar jetë.

Me vdekjen e të riut do të ndryshojë dhe akuza e ngritur nga Krimet e Rënda për autorët e atentatit nga  “vrasje e mbetur në tentativë” në “vrasje”.

Deri më tani mbi krimin është arrestuar Redjan Rraja, i afërm i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Ende edhe sot, Rraja nuk ka pranuar përfshirjen në krim, pavarësisht se në makinën e gjetur të atentatorëve, hetuesit kanë gjetur një palë syze me shenjat e tij të gishtërinjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat