Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:53
Ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Adriatik e cila po mban në territorin e Shqipërisë mot të paqëndrueshëm.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe.

Era do të jetë me intensitet me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  8/17°C

Zonat e ulëta  13/21°C

Zonat bregdetare 14/21°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat