Alvini i lirë, gazetari i "Le Iene": Të riatdhesohen nga Siria fëmijët e tjerë shqiptarë

Shqipëria

Alvini i lirë, gazetari i "Le Iene": Të riatdhesohen nga Siria fëmijët e tjerë shqiptarë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:59
Alvin Berisha me babin e saj

Taulant Kopliku, gazetari shqiptar që punon për  "Le Iene" së bashku me kolegun e tij Luigi Pelazza hodhën dritë mbi një nga ngjarjet më të rënda të kohëve që jetojmë, braktisjen e fëmijëve nga shtetet e tyre.

Ai nuk mundi të ishte në Romë për të pritur Alvinin, por nuk e fsheh gëzimin që ky mision u krye me sukses dhe vogëlushi 11-vjeçar u bashkua me familjen e tij.

Në një lidhje me skype nga Italia për emisionin "Ditë e Re", ai shprehu jo pak zhgënjim për politizimin e rastit, teksa apeloi autoritetet shqiptare të investohen më shumë për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kampin e Al-Holit në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat