Vetingu, ikën “koka” e parë në radhët e policisë - Bota Sot
Vetingu, ikën “koka” e parë në radhët e policisë

Shqipëria

Vetingu, ikën “koka” e parë në radhët e policisë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:29
KPK

Ikën “koka” e parë në radhët e Policisë së Shtetit, në kuadër të verifikimeve të bëra lidhur me procesin e vetingut.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në vendimin e dhënë ditën e sotme, ka shkarkuar drejtuesin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Oltion Shehu.

Me këtë vendim shefi i ankesave nga SHÇBA, përjashtohet në radhët e policisë.

Vendimi për të u dha nga trupa e vlerësimit e përbërë nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj. Shkak për shkarkimin e tij u bë mos justifikimi i të ardhurave, pavarësisht deklarimit të tij se ka punuar si shef salle në një bingo pa siguracione, nga viti 1996 deri në vitin 2003.

Ndërkohë ditën e sotme në orën 12.00, do të mbahet seanca për Adriatik Agon, zv.drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA.

Trupa e vlerësimit për Agon përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat